Njësia e Integrimit Europian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Bashkinë Maliq, me mbeshtetjen e Projektit: “Bashkitë për në Evropë, iu bashkua nismës së Delegacionit Evropian, "Today for Environment".
Aktiviteti i sensibilizimit edhe pastrimit të qytetit u organizua me 2 shkollat 9-vjeçare "Agimi" Maliq edhe "Muharrem Veizi" Libonik të cilat janë shkolla kufitare.
I gjithë aktiviteti u koordinua nga mësuesit kujdestarë, ku secila klasë pastroi një territor të caktuar. Nisma u përgëzua nga banoret e qytetit, të cilëve fëmijët u kërkuan të përdorin më pak plastikë, si dhe hedhjen e mbeturinave në vendin e caktuar.
Këndi i BE në Bashkinë Maliq do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ngjashme ndërgjegjësuese, në dobi të një jete sa më të shëndetshme për banorët e qytetit.