Skip to main content

“Ne Jemi Europa!” Të rinjtë në Vaun e Dejës, seancë informuese për rrugën evropiane të Shqipërisë

Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Vaut të Dejës, me mbështetjen e posaçme të kryetarit të Bashkisë, Z. Mark Babani, si dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së shkollës, një seancë të zgjeruar informacioni me temë “Bashkimi Europian dhe Shqipëria”. Në një seri stendash, nxënësit kanë marrë informacione të hollësishme me data dhe fotografi mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Koordinimi i ndihmës së huaj në nivel lokal, drejtuesit e Njësive të Integrimit trainim nga “BpE” & ASPA

Tiranë, 13 nëntor 2019 – Për dy ditë me radhë, në datat 12 dhe 13 nëntor 2019, Projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, ka zhvilluar në mjediset e kësaj të fundit, trainimin e radhës me grupin e parë të drejtuesve të Njësive të Integrimit Evropian. Tema e trainimit ishte “Koordinimi i Ndihmës së Huaj në nivel lokal”.

“Me dije në Europë”. Aktivitet me të rinjtë i Njësisë së Integrimit Evropian, Tropojë

Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë e Tropojës në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë dhe me 7 (shtatë) shkollat e mesme në rrethin e Tropojës, organizuan  në muzeun historik të qytetit, aktivitetin “Me dije në Evropë”.
Dija është çelësi i artë për një të ardhme të suksesshme. Ndaj, ky aktivitet kishte në qënder nxënësit shembullorë të shkollave të mesme dhe synoi të vlerësonte arritjet e tyre në edukim dhe socializim.
Ishin të ftuar përfaqesues nga Bashkia Tropojë, drejtuesit e shkollave të mesme, mësues dhe prindër.

Subscribe to