Skip to main content

Bizneset Sociale në BE, perspektivat kombëtare dhe lokale. Aktivitet me gratë nga Njësia e Integrimit, Kuçovë

KUÇOVE - Në datë 24 tetor u organizua aktiviteti me temë “Bizneset Sociale në BE, prespektivat kombëtare dhe lokale”, nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian në Bashkinë Kuçovë, me përfaqësues të Shoqatës “Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit”. Takimi u mbajt në ambjentet e Shoqatës ku morrën pjesë 25 gra dhe vajza.

 

“Në bashkinë e Gjirokastrës për një ditë”. Aktivitete informuese me nxënësit e shkollës “Urani Rumbo”

Në datën 10 Tetor 2019, përfaqësuesja e Njësisë së Koordinimit të Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj priti në ambjentet e bashkisë Gjirokastër nxënësit e klasës së 5-të të shkollës “Urani Rumbo” për të zhvilluar me ta një ditë informuese në të gjithë sektorët më të rëndësishëm të administrimit të institucionit.

Integrimi i suksesshëm, nëse ndodh jo vetëm në qendër, por në të gjithë komunitetet tona

Së pari më lejoni të falenderoj, Delegacionin Europian që nëpërmjet Projektit “Bashkitë për Evropën” ka mundësuar ngritjen e Këndeve të Bashkimit Europian në bashkitë e vendit, duke mundësuar në këtë mënyrë që ofrimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi politikat e Bashkimit Europian dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen Europiane.

Qëndrueshmëria e strukturave të integrimit. Mesazh i Zëvendës Ministres së Brendshme, Romina Kuko, për drejtuesit e rinj lokalë

Mbështetja e qeverisë, bashkëpunimi i të gjithë palëve, projekti “Bashkitë për në Evropë”, dhe strukturat e integrimit evropian pranë çdo Bashkie, janë garancia më e mirë që ne kemi për suksesin e këtij procesi të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë

Subscribe to